Autoritetet bullgare kanë folur në lidhje me aksidentin e autobusit, duke u fokusuar me më shumë informacione për të mbijetuarit e aksidentit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Autobusi ka pasur 52 njerëz – 12 prej të vdekurve janë fëmijë, ndërsa dy prej tyre kanë qenë bineq.
Ndërkohë është bërë e ditur se shtatë persona janë të akomoduar në spitalin Pirogov, prej tyre 5 janë meshkuj dhe dy janë femra.
Profesoresha Maya Argirova, udhëheqësja e Klinikës për traumatologji në spitalin Pirogov tha për bgnes, se të mbijetuarit të aksidentit janë me djegie të fytyrës dhe në pjesën e sipërme të trupit e duarve.
Gjithashtu, disa kanë probleme me frymëmarrjen, si pasojë e thithjes së tymit gjatë djegies së autobusit.
Në përgjithësi, Argirova thotë se të gjithë të mbijetuarit kanë trauma pasi kanë pasur të afërm në autobus dhe të cilët nuk kanë mundur të mbijetojnë.
Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 45 njerëz, kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj.
Nga informatat e para të publikuara për personat që kanë qenë në autobus, në listën e udhëtarëvet gjindesh edhe dy shtetas të huaj, njëri nga Serbia – Presheva dhe një nga Belgjika.
“Të gjithë janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, janë të shumë kombësive, por ka edhe një qytetar nga Presheva, Serbi, i cili së bashku me të fejuarën nga Kumanova ka qenë në Stamboll për shëtitje. Në listë pamë dhe se është një person me shtetësi belge, deklaroi kryeministri Zoran Zaevi i cili sot, së bashku me ministrat e Shëndetësisë dhe të Punëve të jashtme, Venko Filipçen dhe Bujar Osmanin, i vizitoi shtatë të hospitalizuarit në spitalin Pirogov në Sofje.