Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se lidhur me shkaqet për aksidentin do të lejojë që autoritet e Bullgarisë, të kryejnë hetimin.
Zaev tha se ka biseduar me njërin nga udhëtarët i cili ka thënë se të gjithë kanë qenë duke fjetur në momentin kur ka ndodhur shpërthimi.
Tre prej tyre kanë arritur që të thyejnë xhamin dhe disa kanë arritur që të shpëtojnë.
Ai tha se do të jenë falënderues autoriteteve bullgare nëse arrijnë që të zbulojnë aryset e aksidentit dhe të njëjtat do t’i ndajnë me qytetarët e Maqedonisë.
Poashtu Zaev tha se në mesin e viktimave ka një familje të tërë si dhe dy shtetas të huaj, një me shtetësi të Belgjikës dhe një të Serbisë.