Projekti i çmendur: Hënë në mes të Dubait

Një arkitekt kanadez ka propozuar që në Dubai të ndërtojë një hotel në formën e Hënës.

Projekti i Michael Henderson, që quhet thjesht HËNA, do të jetë një imitim me përmasa sa 0,008% i satelitit të Tokës.

Breda strukturës sferike do të ketë një hotel me 4000 dhoma, një arenë që do të mbajë rreth 10 000 persona dhe një “koloni hënore” që do t’i japë klientëve ndjesinë se po ecin me të vërtetë në Hënë.

Projekti do të kushtojë 5 miliardë dollarë dhe do të jetë 274 metër i lartë./Insajderi