Rusia kërcënon të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në

Rusia ka paralajmëruar se mund t’i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në nëse Uashingtoni konfiskon asetet ruse të ngrira për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Amerika “nuk duhet të veprojë nën një iluzion… se Rusia është ngjitur me të dyja duart në marrëdhëniet diplomatike me atë vend,” tha Sergei Ryabkov, zëvendësministri i Jashtëm, shkruan Sky News.

Në vendet perëndimore, disa politikanë kanë sugjeruar që asetet e ngrira ruse me vlerë 300 miliardë dollarë t’i dorëzohen Ukrainës.