Ylli i Napolit arrin marrëveshje me skuadrën gjermane, largohet në janar

Elif Elmas gjatë afatit të janarit pritet të transferohet në Bundesliga të Gjermanisë.

Skuadra e RB Leipzig ka siguruar tashmë shërbimet e mesfushorit, i cili thuhet se ka prejardhje shqiptare.

Klubi gjerman do t’i paguaj plotë 25 milionë euro për Elif Elmas, i cili do ta zë vendin e Emil Forsberg, që është transferuar në MLS të Amerikës.

Kujtojmë që tani mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani do të jetë pa shokun e ngushtë në ekipin e Napolit. Kjo dyshe kalonte shumë mirë, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.