Shfaqen grafite të reja në Veri, bëhet thirrje për rezistencë





Sot në pjesën veriore të Mitrovicës janë vendosur grafite të reja nëpër sheshet kryesore.

Në grafite shkruhet “Nga data 21.11 është detyrë e të gjithëve të rezistojnë në çdo hap! Brigada Veri”.

“Nuk ka dorëzim – Brigada e Veriut”, “Këtu jemi”, “Është obligim i secilit të refuzojë”.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës tha se ka marrë veprimet e nevojshme për hetim dhe procedim të mëtejmë.

Në fund të gushtit ishin vendosur disa grafitë “Mos u shqetëso, këtu jemi – Brigada Veriore” dhe “NATO shko në shtëpi. Kjo është Serbi. Brigada e Veriut po rritet dita-ditës”.

Kujtojmë që nga 21 nëntori të gjithë shoferët që vozisin me targa ilegale do të gjobiten me nga 150 euro.