Shtatë ushqimet më të mira për rikuperimin e trupit

Kur jemi duke u shëruar nga një sëmundje ose pas një operacioni, ushqimi që konsumojmë mund ta përshpejtojë, por edhe ta ngadalësojë procesin.

Kjo është pikërisht arsyeja pse, sipas dietologëve, duhet të kujdeseni për ushqimet që hani gjatë rikuperimit, thonë mjekët e spitalit St. John’s Health në SHBA.

Siç shpjegojnë ata, konsumimi i ushqimit që është kryesisht i pasur me proteina është i rëndësishëm për shërimin dhe rigjenerimin e indeve, raporton Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Proteina gjithashtu ndihmon trupin tonë të krijojë qeliza të reja të gjakut, të cilat janë thelbësore për shërimin e duhur të plagëve. Burimet e mira të proteinave përfshijnë:

pulën

gjeldetin

peshkun

tofun

vezët

bishtajoret

arrat.