Mediat bullgare po raportojnë lidhur me dy versionet se si mund të ketë ardhur deri te aksidenti tragjik në Bullgari, ku mbetën të vdekur 46 persona.
Ende nuk dihet nëse autobusi ka marrë flakë para aksidentit apo pas tij.Sipas Dnevnik, dy versione kryesore janë duke u hetuar – një gabim i shoferit të autobusit dhe një mosfunksionim teknik i papritur.
“Nuk dihet nëse automjeti ka marrë flakë pas aksidentit apo për shkak të tij. Dy versione kryesore janë duke u hetuar – një gabim njerëzor i shoferit të autobusit dhe një mosfunksionim teknik i papritur. Autoritetet nuk përmendën një lidhje me kushtet e rrugës si pjesë e versioneve nën hetim”, raporton Dnevnik.
Stanimir Stanev, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare, tha për BTV se në vendin e aksidentit nuk ka pasur autobus tjetër.
Sipas ministrit të Brendshëm në detyrë Bojko Rashkov, megjithatë, automjeti ishte i fundit në një kolonë të disa autobusëve që udhëtonin së bashku pas udhëtimit.
Sipas tij, ato janë organizuar së bashku nga i njëjti pronar.
Para BTV-së, Bogdan Milçev nga Instituti për Siguri Rrugore bëri thirrje për hetimin e gjendjes së rrugës (së bashku me gabimet njerëzore dhe mosfunksionimin teknik), sepse hetimi i vetëm dy hipotezave, siç njoftojnë autoritetet, është i pasaktë.
Ndryshe, të paktën 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë më 23 nëntor, kanë thënë zyrtarët.
Fëmijët kanë qenë në mesin e viktimave dhe shtatë të mbijetuar kanë pasur nevojë për trajtim në spitalin e kryeqytetit Sofje, si pasojë e djegieve, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë për televizionin privat, BTV.
Në autobus besohet se kanë qenë 53 persona. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës.
Një zyrtar nga spitali në Sofje ka thënë se shtatë persona janë duke u trajtuar, të cilët kanë arritur të largohen nga autobusi. Gjendja e tyre është stabile.
Për aksidentin tragjik, Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë ka dal me njoftim.
“Denoncimi për një aksident të rëndë trafiku është bërë pak pas orës 2 të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave fillestare nga autostrada e Strumës, rreth 31 km është aksidentuar një autobus i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 45 persona. Në vendngjarje kanë shkuar me kohë ekipet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca. Si rezultat i veprimeve të tyre të shpejta, shtatë persona janë transportuar në spital për mjekim. Po kryhet një inspektim. Qarkullimi është ndërprerë në të dy drejtimet. Një organizim i përkohshëm për lëvizje përmes p.v. Dolna Dikanya dhe p.v. Daskalovo”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.