Komunat me pupullësi shqiptare vazhdojnë të mbeten komunat me pagat më të vogla në Serbi, raporton Spektri.
Nga indeksi i matjes në 204 rrethe, komuna dhe qytete, Komuna e Preshevës vazhdon të mbetet në fund të tabelës, në vendin e 203.
Madje, nga pagat mesatare të llogaritur për muajin korrik, Presheva është nga të paktat venbanime në indeksin e matjes që ka mesataren më të vogël se në muajin paraprak.
Për muajin korrik, pagat mesatare në Preshevë ishte 49.787 dinarë, ndërsa në muajin qershor 50.627 dinarë.
As Komuna e Bujanocit nuk qëndron mirë sa i përket nivelit të rrogës mesatare.
Por në krahasim me Preshevën, Bujanoci ka shënuar ngritje të pagës mesatare, duke u ngritur për 5 vende në renditje.
Gjatë muajit korrik, në Komunën e Bujanocit rroga mesatare ishte 52.425 dinarë dhe gjindet në vendin e 194, ndërsa në qershor ishte në vendin e 199.
Rroga mesatare në rrethin e Pçinjës gjatë muajit korrik ka qenë 55.791 dinarë, ndërsa në nivel të Serbisë rroga mesatare është 73.114 dinarë./Spektri