“Sulm kibernetik”, bllokohen shërbimet online në Shqipëri

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka njoftuar se vendi ynë po përballet me një sulm kibernetik.

Për këtë shkak, shërbimet online dhe sistemet qeveritare janë të mbyllura deri në neutralizimin e këtyre akteve kriminale.

Sipas Agjensisë kombëtare të informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, vjen nga jashtë Shqipërisë.

Ky institucion bën thirrje për qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë, të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare.

Ekipi i Microsoft, i Jones Group International dhe ekipet e kompanive shqiptare në fushën Teknologjisë sw Informacionit po punojnë për të mos lejuar që sulmi kinerbetik të dëmtojë apo cënojë sistemet shqiptare të informacionit./euronews/