Kryetarja e iniciativës Komuniteti i Bashkuar, Adriana Hoxhiq, ka kritikuar Kosovën për qasje jo të barabartë ligjore për komunitetet në Kosovë.
Gjykata Supreme vendosi sot që të hedhë poshtë ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, Iniciativës Rome, Partisë Liberale Egjiptiane, Partisë së Ashkalive për Integrim, Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës, Iniciativës Qytetare Komuniteti i Bashkuar- Adrijana Hoxhiq dhe Unionit Socialdemokrat (SDU).
Hoxhiq, e cila i ishte drejtuar Gjykatës Supreme për të kundërshtuar një vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që ia anuloi mbi 4.200 vota, që i kishte siguruar në komunat e banuara me shumicë serbe, tha se luftën e saj do ta vazhdojë në Kushtetuese.
Vendim i Supremes që konfirmoi atë të PZAP, ka bërë që Hoxhiq ta humb vendin si deputete në Kuvendin e ri të Kosovës dhe vendin e saj ta zë Duda Balje nga SDU.