Veshja e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz për Halloween ndez thashethemet për grindje mes familjeve të tyre





Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, morën pjesë në një festë të Halloween-it të veshur si Romeo dhe Zhuljeta, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Që kur të dy u martuan prillin e kaluar, marrëdhëniet mes familjeve Peltz dhe Beckham kanë qenë ushqim për revistat, të cilat kanë raportuar tensione mes dy familjeve.

Brooklyn dhe Nicola morën pjesë në një festë speciale për Halloween të organizuar nga Tings Magazine në West Hollywood të mërkurën mbrëma.
Të dy u shfaqën të veshur si personazhet e Romeos dhe Zhulietës, por ato të versionit filmik të vitit 1996, të luajtur nga Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes.

Si Beckham ashtu edhe Nicola tërhoqën vëmendjen jo vetëm për shkak të kostumeve të tyre, por edhe sepse marrëdhënia mes familjeve të tyre të kujton tensionet mes familjeve Montague dhe Capulet në shfaqjen e Shekspirit.
Në shfaqjen legjendare, Romeo dhe Zhulieta përfundojnë të vdekur dhe vetëm pas kësaj familjet e tyre vendosin të bashkohen.
Edhe pse këtu nuk shkon deri në atë ekstrem, ka tërhequr shumë vëmendjen fakti që kanë zgjedhur pikërisht ata personazhe për Halloween.