“Data 28 dhjetor është vendosur pasi është e vetmja që i mundëson KQZ-së të organizojë zgjedhjet në mënyrë të rregullt dhe brenda afateve kushtetuese. Data 11 janar përjashtohet pasi tejkalon afatin kushtetues, ndërsa data 4 është e pamundur për shkak të mosshfrytëzimit të plotë të buxhetit nga KQZ-ja,” ka thënë Osmani.
Osmani ka sqaruar se shumica e partive kanë propozuar datën 28 dhjetor.
“8 parti janë deklaruar për datën 28, 5 për 21, kurse 3 të tjera janë pajtuar me cilëndo datë. Në Kushtetutë e kemi përcaktuar se afati maksimum është 40 ditë, atëherë si presidente e kam për detyrë të jap afatin më të gjatë e jo më të shkurtër, në mënyrë që të kemi mundësi të eliminojmë disa nga sfidat e organizimit të zgjedhjeve”, tha Osmani.
Ajo ka theksuar se megjithëse disa sfida mund të mbeten, procesi duhet të organizohet në mënyrë të rregullt
.“Është fat i keq që sërish po detyrohemi të shkojmë sërish në zgjedhje, por ju uroj sukses dhe që menjëherë pas zgjedhjeve të kemi konstituim të Kuvendit dhe formim të institucioneve pa asnjë zvarritje”, u shpreh presidentja.
Presidentja kërkoi nga partitë të bëjnë fushatë dinjitoze me respekt të ndërsjellë dhe pas rezultateve të ulen dhe të bisedojnë.